Home / Lajme / Botë / Burri sulmon studenten, sepse kishte veshur pantallona të shkurtra gjatë Ramazanit (Video) 2 orë më p

Burri sulmon studenten, sepse kishte veshur pantallona të shkurtra gjatë Ramazanit (Video) 2 orë më p

Kamerat e sigurisë të vendosura në një autobus të transportit publik në Stamboll në Turqi kanë treguar pamjet e momentit kur një burrë i ka bërtitur një vajze rreth veshjes së saj, gjithashtu edhe duke e sulmuar fizikisht.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një studente universiteti e cila po udhëtonte me një autobus në jugperëndim të Stambollit, ngjarje kjo e ndodhur më 14 qershor.

Asena Melisa Sağlam, 21, ka thënë se ajo ishte në pjesën e fundme të autobusit kur një burrë i ulur prapa saj filloi të thoshte fjalë të këqija rreth veshjes së saj.

“Që nga momenti kur u ula, ai i bëri këto vërejtje: Si visheni kështu gjatë Ramazanit? Duhet të ndiheni e turpëruar që jeni të veshur kështu”, u ka rrëfyer Sağlam medieve turke.

Po sipas medieve të huaja, sulmuesi i Sağlam u identifikua më vonë si Ercan Kızıltaş, i cili u arrestua nga policia më 17 qershor, u mor në pyetje, dhe më pas besohet se ishte liruar pak kohë më vonë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *