Home / Lajme / Maqedoni / Buxhaku akuzohet për keqpërdorime financiare në QMK (Video)

Buxhaku akuzohet për keqpërdorime financiare në QMK (Video)

Agron Buxhaku, ushtrues i detyrës Drejtror në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe kabineti me të cilin drejton ai, akuzohen për keqpërdorime dhe shkelje të ligjeve gjatë kryerjes së detyrës së tyre,

Sindikata e të punësuarve në Qendrën për menaxhim me kriza, ndër tjerash akuzon Agron Buxhakun, për prezantim të rremë nëpër dokumente zyrtare si drejtor, ndërkohë që I njejti është vetëm ushtrues i detyrës ‘drejtor’, në Qendrën për Menaxhim me krizat.

“Pas daljes tonë në opinion, në sindikatën tonë kanë arritur informata për keqpërdorim dhe shkelje të ligjeve nga ana e kryerësit të tanishëm të detyrës drejtor dhe kabinetit të Qendrës për menaxhim me krizat”, deklaroi Ilija Bojarovski, drejtor i Sindikatës së punëtorëve në QMK.

Kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me kriza, Ilija Bojarovski, prezantoi disa dokumente që dëshmojnë shkeljet dhe keqpërdorimet e Agron Buxhakut.

-Dhjetëra telefona të shtrenjtë dhe dy tabletë nga 8 000 deri në 10 000 euro, rrespektivisht rreth 600.000 denarë.

-Shpenzime për lëndë djegëse të disa makinave të udhëheqësisë, nga 15 deri në 30.000. Deri në 40.000 denarë.

-Pagesa për angazhim me kontratë në vepër- Mbi 38.000 denarë për një person, plus përfitime të tjera, shuma e të cilave mund të arrijë deri në 60.000 denarë.

-Vetëm në muajin mars, janë shpenzuar mbi 24.000 denarë, para të gatshme nga kartelat me limit për një pagesë deri në 6000 denarë.

-Shoferi me marrëveshje në vepër, paguhet 18.000 denarë, i njejti është i punësuar nga viti 2014 në ndërmarrje publike, e ndërkohë që një shofer në QMK paguhet 11.000 denarë.

-Në fund të vitit 2016, janë ndarë të holla në vlerë prej 12.000, 13, deri në 16.000 denarë për një person, në formë të shpërblimeve për ‘njerëzit e vet që e meritojnë’, për një angazhim jo të plotë dy mujor.

-I punësuar në bazë të kontratës në vepër( ndoshta edhe pa certifikatë të sigurisë), përfaqëson drejtorinë në mbledhje të grupit për vlerësim dhe komitetit drejtues, trupa këto më të lartë në Qeverinë për menaxhim me krizat.

Dhe në fund, vjen pyetja e parashtruar nga ana e sindikatës.

A është i rremë prezantimi si drejtor në të gjitha dokumentet zyrtare të kryerësit të detyrës drejtor?

Bojarovski, kërkon që menjëherë të ndërpritet trajtimi i qendrës për menaxhim me krizat, siç tha ai, si monedhë kusuri partiak. Të kthehet pjesa e fshirë e ligjit ku si drejtor I QMK-së, duhet të zgjidhet një person I cili ka punuar minimalisht 6 vite në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Të ndërpriten vendimet për punë pa mbulim të fortë ligjor, të bëhet përparimi i kuadrove në QMK sipas ligjit dhe pa ndikime partiake. Sindikata kërkon që të vendoset dialog me mbledhje dhe komunikim ndërmjet tyre dhe Qendrës për Menaxhim me krizat, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave, profesionalitetit, karierën dhe standardet e antarëve. Sindikata ka prezantuar edhe dokumente me një sërë parregullësish dhe shkeljesh të tjera, të cilat televizioni Shenja, do t’ua sjell në ditët në vazhdim./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *