Home / Lajme / Rajon / Çifti anulon pushimet në Durrës për një arsye të tmerrshme

Çifti anulon pushimet në Durrës për një arsye të tmerrshme

Plazhi i Durrësit më shumë se një mundësi argëtimi dhe çlodhje, sidomos për kryeqytetasit në fundjavë, duket se është kthyer në një vatër serioze infeksionesh dhe sëmundjesh.

Rasti më i fundit është eksperienca e hidhur e një çifti nga Tirana, fëmija i të cilit u sëmur brenda një nate gjatë kësaj fundjave që lamë pas, duke detyruar prindërit të nisen në urgjencë. Prindi E.Gj denoncoi pranë newsbomb.al se fëmija 3 vjeç thuajse nuk njihej si pasojë e deformimit që pësoi në fytyrë, sidomos në pjesën e qepallave të syve. Prindi sqaron se shkak u bënë “shtëllungat” e mushkonjave, të cilat shfaqeshin me shumicë për shkak mungesës së insektim-dezinfektimit të zonës. “Ishim këtë fundjavë në Durrës, por gjithçka u kthye në një makth të vërtetë. Edhe pse e kishim sperkatur dhomën me solucion kundër mushkonjave, fëmijën po ashtu, kur u ngrit në mëngjes u tmerruam. Sytë i kishte të fryrë, njëri nuk i hapej nga e enjtura, ishte tërësisht e pickuar nga mushkonjat.

Ndërsa krahët ia kishin masakruar. Ajo vetëm qante dhe rrinte e frikësuar, pasi nuk shikonte mirë në ato momente”, shprehet prindi i shqetësuar për newsbomb.al, ndërsa shton se: “Ne nuk shkojmë shpesh në Durrës, por një banore e përhershme e pallatit ku qëndruam vetëm për një natë tha se ndryshe nga vitet e e kaluara, këtë vit nuk është bërë dezinfektimi i zonës nga mushkonjat”. Një tjetër shkak i këtij alarmi, që shkaktoi një problem serioz tek fëmija i mitur është edhe keqmenaxhimi i pallatit nga ana e administratorit. Sipas prindit, administratori ka “braktisur” pallatin 10-katësh dhe ka nisur një tjetër të ngjashëm pa mbyllur totalisht punimet për të. “Problemi kryesor është hapësira e lënë një gropë të madhe e vendit ku duhet të ishte instaluar me kohë ashensori në pallatin ngjyrë gri në rrugën “Deti Jon”, te “Rrota e Kuqe”. Ajo gropë e madhe dhe e errët është e frikshme, është lënë ashtu. Kështu, deri deri në katin e dytë është mbushur me mbeturina, sidomos nga plazhistët sezonal.

Askush nuk e vë ujin në zjarr, por duket se ai vendgrumbullim plehrash është kthyer në vatrën e mushkonjave të rrezikshme që më infektuan fëmijën. Apeloj të gjitha autoritet të marrin masa të menjëhershme për këto dy probleme, pra dezinfektimin e zonës dhe mbylljen e gropës së ashnesorit të pallatit të ri”, tregon prindi E.Gj., i cili pasi e vizitoi fëmijën me urgjencë në Tiranë, konstatoi se enjtja e fytyrës ka ardhur si shkak i alergjisë së shkaktuar nga pickimi i mushkonjave, siç duket edhe në këto foto të publikuara nga vetë prindi, në shenjë proteste për marrjen e masave. Ky raste e bën edhe më alarmante situatën, në kohën kur sezoni i plazhit sapo ka nisur dhe plazhi i Durrësit është një nga më të frekuentuarit jo vetëm për banorët e Tiranës e zonave përreth, por edhe për pushues nga Kosova e Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *