Home / Showbiz / Cozman zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Tuna (Foto)

Cozman zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Tuna (Foto)

Janë ndarë prej muajsh, e tashmë secili ka ndjekur rrugën e tij. Megjithatë, askush prej tyre nuk kanë folur për ndarjen. Po flasim për Tunën dhe Cozman, të cilët kanë qenë një nga çiftet më simpatike të shoëbiz. Ndërsa Tuna ka heshtur gjithmonë në lidhje me romancën me Cozman, reperi ka zbuluar së fundi arsyet e ndarjes në “Prive”, teksa ka treguar edhe çfarë mendon për lidhjen e Tunës me Patrisin dhe pritjen e saj të ëmbël.
“Me Tunën, ajo histori mbaroi. Kështu që nuk do kisha qejf të flas më shumë. Nuk jam më me të dhe kaq. Ajo është e kaluar, kështu që “bye, bye”. S’jam më”,-tha Cozman. I pyetur se si e sheh të kaluarën me Tunën, reperi shtoi se nuk ka më ndjenja për të.
“Të kaluarën me Tunën e shoh si çdo të kaluar tjetër. Nuk e shoh aq uau. S’ka më ndjenja… ”,-tha reperi.
Por çfarë mendon Cozman kur e sheh ish të dashurën e tij përkrah Patris Berishës dhe për shtatzëninë e saj? Cozman tregon, “Për momentin nuk më intereson, nuk ka të bëjë me mua asgjë më. Le të jetojnë jetën e tyre”.
Per me shume ne linkun me poshte.

Gjithashtu lexo

Përkujtohet 40 vjetori i vdekjes së Elvis Presleyt

Elvis Presley lindi në vitin 1935 dhe e nisi karrierën e tij artistike që në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *