Home / Lajme / Botë / Demonstruesit i kanë vënë flakën ndërtesës së Gjykatës supreme në Karakas

Demonstruesit i kanë vënë flakën ndërtesës së Gjykatës supreme në Karakas

 Demonstruesit kanë hedhur “Koktej molotov” drejt hyrjes së ndërtesës së Gjykatës supreme në kryeqytetin e Venezuelës.

Fotografi dhe videoincizime nga trazirat gjatë protestave në Karakas janë publikuar në rrjetin social Tuiter. Në to mund të shihet se kati i parë i gjykatës është flakë.

Sipas disa mediave perëndimore, sulm është kryer edhe ndaj filialit të njërës prej bankave, e cila gjendet në katin e parë të ndërtesës.

Forcat e sigurimit kanë arritur t’i shpërndajnë demonstruesit me gaz lotsjellës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve e kanë shuar zjarrin.

Gjykata supreme u bë një prej instrumenteve kryesore të presidentit të Venezuelës Nikollas Maduro në luftën kundër opozitës, e cila ka shumicë në Parlament pas zgjedhje në dhjetor të vitit 2015. Gjykata shpesh herë i ka anuluar vendimet e Parlamentit, duke përfshirë edhe për ndërrimin e shefit të shtetit.

Deri tani në protestat antiqeveritare në Venezuelë të cilat filluan në muajin prill, sipas vlerësimeve të ndryshme, e kanë humbur jetën prej 67 deri në 80 persona, janë lënduar mbi 1.300 persona, ndërsa më shumë se 3.000 janë arrestuar

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *