Home / Lajme / Botë / Deni Koton: Do të ishte mrekulli dikush të gjendet i gjallë në ndërtesën në Londër

Deni Koton: Do të ishte mrekulli dikush të gjendet i gjallë në ndërtesën në Londër

Do të ishte mrekulli dikush të gjendet i gjallë në ndërtesën në Londër, e cila dje u kaplua nga zjarri, deklaroi sot komisarja e shërbimit qeveritar në Londër, Deni Koton.

Në deklaratë për Skaj, ajo tha se autoritetet nuk presin dikush të gjendet i gjallë dhe se është herët për konfirmim të asaj se cili është shkaku për zjarrin.

“Në orët e mëngjesit janë shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit”, shtoi ajo.

Koton tha se zjarrfikësit nuk kanë mundur të bëjnë kërkim të tërësishëm në ndërtesën 24 katëshe Grifel në pjesën perëndimore të Londrës, sepse nuk është e sigurt të lëvizin nëpër skajet e ndërtesës.

Deri tani nga zjarri e humbën jetën 12 njerëz, ndërsa 78 janë hospitalizuar, prej të cilëve 18 janë në gjendje kritike.

Numri i viktimave nuk është konfirmuar. Vullnetarë dhe organizata humanitare mblodhën më shumë se një milionë funta për viktimat nga zjarri.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *