Home / Kryesoret / Deponia problem i pazgjidhur në Tetovë – (VIDEO)

Deponia problem i pazgjidhur në Tetovë – (VIDEO)

Deponia e egër në hyrje të Tetovës vazhdon të jetë e stërmbushur me mbeturina.Edhe përkundër shumë premtimeve se e njejta do të pastrohet megjithatë ky problem vazhdon të jetë shqetësues edhe për banorët në afërsi të saj por edhe për qytetin e Tetovës në aspektin e ndotjes.Ndëonëse zakonisht në ditën ndërkombëtare të ambientit organizohen mjaft  aktivitete që kanë të bëjnë me ndotjen, megjithatë përveç krosit me biçikleta problemi i mbeturinave  në Tetovë nuk gjen zgjidhje.Ndërkaq, lëvizjet që meren me mbrojtjen e ambientit thonë se shumë shpejt banorët në atë lagje do të organizojnë protesta për largimin e deponisë së egër.

“Kemi zhvilluar disa takime me banorët e lagjes Dardania , të cilët janë më shuëm të goditur nga prezenca e deponisë gjë që pjesa tjetër e Tetovës nuk është , por ato janë në vijë të parë të fronit , dhe nga ato kemi marrë një llojë kërkes për përkrahje që ne jemi të gatshëm ti ndimoj edhe ti përkrahim dhe ti mobilizojm që të shprhein revoltën e tyre qoftë edhe si ju kujtohet vitin e kalaur sollëm një thes me mbeturina për para komunës së Tetovës por mendoj se është kohë të sjellim një kamijon për ndryshim që ndoshta do të tërheqë vëmendjen pak më shumë nga autoritet komunale “, tha Arjanit Xhaferi nga lëvizja Eco Guerilla, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, komuna nuk e ka mbajtur premtimin lidhur me zgjidhjen e këtij problem.

“Ajo çka na është thënë në një panel të organizuar lidhur me mbeturinat në Tetovë na u tha që fillimi I prillit nuk do e gjente deponin e eger në hyrje të qytetit por ju jeni dëshmitar se ajo sa shkon e rritet dhe zhvillohet , herë pastrohet herë mbushet përsëri . Megjithatë një zgjedhje afatgjatë duhet të zgjedhet se nuk bënë , un them se administrate në ikje e komunës ka dështuar të gjejë një zgjidhje pavarsisht se kanë premutar shumë herë”, deklaroi Xhaferi, përcjell Televizioni Koha.

Në Tetovë është mbajtur edhe një aktivitet që ka të bëjë me ditën ndërkombëtare në Tetovë.

 “Sot po shënojm ditën e ambijentit në Tetovë , me disa evenimente sic po shikoni këtu kemi nxënës nga dy shkollat nga Tetova që do jenë më bicikleta dhe po ashtu do të lëshojm edhe disa dokumentar për natyrë . Motja e këtij viti do të jetë lidhja e njerzive me natyrën sic mund të shikoni edhe në logën e ditës së sotme më shënimin e vitit”, tha Sonja Gerbert nga zyra e mjedisti e OKB-së në Shkup, raporton Televizioni Koha.

Zakonisht në këto data që kanë të bëjnë me Ekologjinë ka shumë shoqata që dalin dhe mbajnë aktivitete kushtuar këtij problem por në praktikë asgjë nuk realizohet. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *