Home / Lajme / Maqedoni / Deri më 31 maj janë shpenzuar më shumë para sesa qe është planifikuar në Ministrinë e Mbrojtjes

Deri më 31 maj janë shpenzuar më shumë para sesa qe është planifikuar në Ministrinë e Mbrojtjes

Realizimi i buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes deri më 31 maj në një pjesë të shpenzimeve është më i lartë se 42 për qind të pritura dhe e vë në pikëpyetje punën e mëtejme, por problemet do të tejkalohen me ribalancin e buxhetit gjegjësisht do të bëhet ricaktimi i mjeteve,

Siç informuan përfaqësues të lartë të Ministrisë në brifingun e sotëm, nuk do të lejohet që të punësuarit në mbrojtje të mbeten pa të drejtat e tyre të përcaktuara me ligjin për kompensim.

Theksojnë se shfrytëzimi në pjesët e shpenzimeve të rrugës dhe ato ditore është 60 për qind. Në pjesën e subvencioneve dhe transfereve rreth 71 për qind, ndërsa në pjesën e furnizimeve të mobilieve 73 për qind. Analiza e shpenzimeve në pajtim me datën e theksuar për pesë muajt e parë të këtij viti tregon se mungesa e mjeteve deri në fund të vitit do të jetë 261 milion denarë.

Në pjesën e shpenzimeve kapitale, gjegjësisht për furnizimin e pajisjeve dhe armëve janë realizuar vetëm pesë për qind e mjeteve të parapara me ç’rast që ky zë në buxhetin e mbrojtjes do të ketë tepricë prej 586 milionë denarë. Është konstatuar se në këtë pjesë Ministria i ka filluar pesë projekte për furnizim në baza të ndryshme, më konkretisht para zgjedhjeve janë nënshkruar pesë marrëveshje nga ish-ministri Zoran Jolevski, prej të cilëve katër janë me një kompani të njëjtë – Elbit nga Izraeli. Por, siç theksojnë nga MM, katër prej tyre vlera e përgjithshme e së cilave është rreth 82 milionë euro, ministri Jolevski pa elaborim i ka asgjësuar më 29 maj, dy ditë para zgjedhjes së Qeverisë.

Shërbimet juridike në MM kanë vlerësuar se tani për tani nuk ka pasoja juridike lidhur me asgjësimin e marrëveshjeve, por vlerësohet ta kjo do të ketë ndikim të keq ndaj imazhit të vendit tek kompanitë dhe në NATO.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017 është rreth 100 milionë euro, ndërsa qëllimi do të jetë mjetet për Armatën në periudhën e ardhshme të rriten. Në pjesën e modernizimit do të insistohet për përgatitjen e një plani konkret dhe realizimin e nevojave prioritare me ç’rast do të kërkohet edhe këshillë nga NATO.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *