Home / Lajme / Maqedoni / Detaje të reja për tragjedinë në Shkup, të gjithë ishin të një familjeje

Detaje të reja për tragjedinë në Shkup, të gjithë ishin të një familjeje

Një tragjedi ka ndodhur në komunën e Sarajit, ku të vrarë kanë ngelur tre persona si dhe vrasësi. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski konfirmoi rastin për Portalb.mk , dhe tha se pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi.

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi është kryer vrasje e tre personave, një është vrarë në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Vdekja u konstatua nga ndihma e shpejti dhe vrasësi dyshohet të jetë Shaban S. nga Gllumova. Tani pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi”, tha për portalin Angelovski.

Televizioni SHENJA mëson se dorasi, Shaban Sulejmani fillimisht e ka vrarë vëllun e vet Avdylin, më pas edhe djalin e Avdylit Muminin. Më pas, ka vrarë edhe djalin e vëllaut tjetër, Arianin. Pas kësaj e ka vrarë edhe veten. Sipas dëshmitarëve, vrasësi ka qenë person me probleme të shëndetit mental, dhe vrasja ka ndodhur kur viktimat kanë shkuar te dorasi për t’ia uruar festën e Fitër Bajramit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *