Home / Lajme / Botë / Dhunon rëndë ish-ministren, kryebashkiaku francez në pranga

Dhunon rëndë ish-ministren, kryebashkiaku francez në pranga

Një kryebashkiak i njohur francez është marrë në paraburgim pasi u identifikua si i dyshuar në sulmin e Nathalie Kosciusko-Morizet, një kandidate për parlamentin francez dhe ish ministre e mjedisit.

Nathalie Kosciusko-Morizet, nga partia konservatore e republikanëve, u shtrua në spital pasi u sulmua rende nga një burrë,  shkruan “RT”
Sulmuesi u identifikua nga policia si Vincent Debraize, kryebashkiaku i Champignolles, një komunë në Francën veriore .

Debraize u arrestua të shtunën në mëngjes në Paris nen akuzat për “dhunë të qëllimshme ndaj një personi që kryen shërbime publike”.

Avokati i ish-ministres  tha se pret “një përgjigje të përshtatshme nga gjyqësori” për ” këtë sulm serioz ndaj një anëtare të zgjedhur të republikanëve”./SYRI.net/ 

Gjithashtu lexo

Rusia thotë se është pothuajse e sigurt se lideri i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se lideri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *