Home / Lajme / Kronika e zezë / Digjen tre makina të parkuara

Digjen tre makina të parkuara

Tre makina janë djegur në mënyrë të mistershme në qytetin e Durrësit. Gjithçka ka ndodhur gjatë mesnatës mes të shtunës dhe të dielës, më konkretisht rreth orës 00.05.

Në lagjen Nr.1 Durrës, ka rënë zjarr dhe janë djegur automjetet e parkuara, tip Nisan, në pronësi të K.B., 52 vjeç, mjeti tip Benz, në pronësi të A.B., 43 vjeç, dhe makina tip Ford në pronësi të N.K., 62 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që po hetohet nëse bëhet fjalë për ngjarje aksidentale, apo zjarrvënie të qëllimshme.

Gjithsesi bëhet me dije se zjarri ka rënë fillimisht në njërën nga makinat, por për shkak të afërsisë janë djegur edhe dy makinat e tjera që ishin të parkuara pranë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *