Home / Kryesoret / Dimitrov: Bullgaria do ta pranojë gjuhën maqedonase

Dimitrov: Bullgaria do ta pranojë gjuhën maqedonase

Bullgaria do ta pranojë gjuhën maqedonase, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas qëndrimit dy ditore në Bullgari këtë javë.

Ai ka thënë se marrëveshja për fqinjësi të mirë është vendosur mbi Deklaratën e nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes në vitin 1999, e cila ka të bëjë me gjuhën maqedonase.

 

 

Marrëveshja e re sipas tij, do të thotë përparim i dokumentit. Dimitrovi është optimist se do të gjejë zgjidhje për pakicat në të dy vendet.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, ka njoftuar se me kryeministrin bullgar Bojko Borisov do të nënshkruajnë marrëveshje për fiqnjësi të mirë në gusht, kur pritet që Borisov të vijë në Maqedoni për festën e “Ilindenit”.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *