Home / Lajme / Maqedoni / Dimitrov në Athinë: Greqinë duam ta kemi mik dhe partner, jo armik

Dimitrov në Athinë: Greqinë duam ta kemi mik dhe partner, jo armik

Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov mbrëmë, në prag të takimit të sotëm me kreun shtetëror në Athinë, në një intervistë për televizionin grek Skai tha se nuk është në Athinë për të ushtruar presion mbi qeverinë greke, porse për të kërkuar përkrahje, sepse Maqedonia do të kishte dashur që ta ketë Greqinë aleatin e vet më të madh në NATO dhe Bashkimin Evropian,

“Do të doja që Greqia të jetë aleati ynë më i madh, sepse ne jemi fqinjë, do të jemi këtu, do ta ndajmë kufirin, shpresojmë se një ditë do të kemi ardhmëri të përbashkët evropiane dhe se s’do të ketë kufij”, tha Dimitrov, duke shtuar se dëshiron që ta bindë popullin dhe qeverinë greke se dy shtetet vërtet mund të jenë miqësore.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë deklaroi se “nuk do t’i hapë letrat për atë se me çfarë qëndrimesh për emrin do të dalë para palës greke, por e përsëriti propozimin që Maqedonia të anëtarësohet në NATO me referencën e përkohshme.

Dimitrov apeloi që të dy shtetet t’u lejojnë historianëve që të merren me të, ndërsa vetë të punojnë për përmirësimin e së tashmes dhe të ardhmes. “Qeveria e re nuk pajtohet me përmendoret e ndërtuara dhe nuk do të kishte dashur që gjeneratat e reja në Maqedoni të rriten me idenë se Greqia është vend armik”, porositi ai.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *