Home / Lajme / Maqedoni / Dimovski: Mbështesim përmirësimin e raporteve me Bullgarinë, por jo në dëm të Maqedonisë

Dimovski: Mbështesim përmirësimin e raporteve me Bullgarinë, por jo në dëm të Maqedonisë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, sot ka drejtuar kritika ndaj qeverisë së re, që sipas tij edhe përkundër premtimeve se do të konsultohet me opozitën për çështjet më të rëndësishme shtetërore, nuk ka kërkuar asnjë këshillë nga OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse na ftonit në një takim zyrtar ose jozyrtar në qeveri, do t’u tregonim se politika deri në 2007 ka qenë që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën e përkohshme. Atëherë në 2007, kryeministri Branko Cërvenkovski, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” për herë të parë një person zyrtar zbuloi strategjinë e Maqedonisë”, tha Dimovski.

Ai shtoi se nëse të gjithë kanë histori të përbashkët, atëherë në çka dallojnë. Në fund ai tha se marrëveshje për bashkëpunim me Bullgarinë duhet të nënshkruhet, por jo në dëm të interesave të Maqedonisë./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *