Home / Lajme / Maqedoni / Ditët e ushqimit suedez në Maqedoni

Ditët e ushqimit suedez në Maqedoni

Ambasada e Suedisë për të tretin vit me radhë organizon Ditë të ushqimit suedez. Motoja e manifestimit, i cili do të mbahet prej sot deri më 16 qershor, është Try Swedish!. Qëllimi është që opinioni i Maqedonisë të njihet me shijet e kulturës suedeze të kuzhinës.

Gjatë ditëve të ushqimit suedez në Maqedoni do të mund të provohen recetat e ndryshme – ushqimet tradicionale si qoftet suedeze me manaferra, losos i marinuar me sos prej mustarde dhe kopër, por edhe ëmbëlsira inovative si mjedra të freskëta me krem prej limoni.

Menyja që do të shërbehet është krijuar nga master shefi suedez Magnus Alberktson, i cili mes të  tjerash është një prej kuzhinierëve të rrallë të cilët e kanë përgatitur ushqimin për darkën solemne me rastin e ndarjes së Çmimit Nobel të cilin çdo vit e organizon familja mbretërore suedeze.

Gjatë 15-20 viteve të fundit sjellin një lloj të revolucionit në gastronominë suedeze, ku kombinimi inovativ i përbërjeve dhe recetave të njohura, si dhe kreativiteti i kuzhinës me ndikime internacionale e vendosin Suedinë në hartën gastronomike botërore.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *