Home / Lajme / Kronika e zezë / Djali dhunon nënën e tij, i shkakton lëndime në trup

Djali dhunon nënën e tij, i shkakton lëndime në trup

Një burrë në Vlorë ka përfunduar në qelinë e paraburgimit, pasi i është sulur nënës së tij duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i Fiodor Zeqo, 39 vjeç me banim në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka goditur me grushta dhe e ka kanosur me fjalë nënën e tij, shtetasen E.Z., 62 vjeçe duke bërë që kjo e fundit ta denoncojë në polici.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku djali ka humbur kontrollin dhe është lëshuar ndaj të ëmës duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu lexo

Shkatërrohet xhamia ku u shpall kalifati – (VIDEO)

Shkatërrimin e xhamisë Grand Al-Nuri të Mosulit dhe minaresë së veçantë të saj, kryeministri irakian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *