Home / Lajme / Kronika e zezë / Djegia e tre makinave, policia jep detaje

Djegia e tre makinave, policia jep detaje

Policia e Sarandës ka dhënë informacione në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shëndëlli, Konispol ku u dogjën 3 makina, pronë e një komisioneri të LSI.

Policia ka deklaruar zyrtarisht se tre makinat kanë pronarë të ndrysëm, megjithatë nuk ka të dhëna për persona të dyshuar për djegien e tyre.

 

 

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 03:13, në fshatin Shëndëlli, Konispol, është marrë njoftimi se janë përfshirë nga flakët 3 automjetet e mëposhtme: Automjeti tip Volkswagen me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L. Automjeti tip Benz, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L. Automjeti tip Citroen me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M.

Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45 dhe nga këqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga ana tjetër komisioneri i LSI-së, David Luca, i cili njëkohësisht është edhe komisioner i LSI në fshatin Shëndëlli tha se kjo ngjarje ka ndodhur për arsye politike për shkak të detyrës që ka marrë.

Gjithashtu lexo

Erdogan – ministrit të Jashtëm gjerman: I vogël je të komunikosh me mua

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka thënë shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *