Home / Kryesoret / Do të hiqet gardhi që ka rrethuar ndërtesën e Qeverisë

Do të hiqet gardhi që ka rrethuar ndërtesën e Qeverisë

Qeveria e re e kryeministrit Zoran Zaev synon ta shemb gardhin e hekurt që e ka rrethuar ndërtesën e Qeverisë, shkruan TV Tellma,

Ky gardh është vendosur në shtator të vitit 2015 nga kompania ndërtimore e Shkupit “Bayer BG” dhe kushton 700 mijë euro.

Është e mundur që heqja e gardhit të vendoset në rendin e ditës së sotme të seancës së Kuvendit dhe ne të njëjtën do të konfirmohet se si është ndërtuar dhe në çfarë mënyre do të demontohet.

Qëllimi është që rreth ndërtesës së qeverisë të zgjerohet hapësira e cila do të jetë e lirë për lëvizjen e qytetarëve, ndërsa kryeministri ka kërkuar që dyert të jenë gjithmonë të hapura përderisa akoma nuk hiqet gardhi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *