Home / Lajme / Maqedoni / Dogana, informacione të dobishme për udhëtarët që hyjnë ose dalin nga Maqedonia

Dogana, informacione të dobishme për udhëtarët që hyjnë ose dalin nga Maqedonia

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë, në periudhën e pushimeve verore dhe frekuentimeve të mëdha të udhëtarëve nëpër pikat kufitare, në mënyra të ndryshme i informon ata për rregullat për ata që hyjnë ose dalin nga Maqedonia,

Udhëtarët i kanë të drejtat dhe detyrimet e tyre, me qëllim që sa më shpejtë dhe sigurte të kryhen kontrollet.

Për këtë, udhëtarët duhet të kenë kujdes për sasinë e transportit të ushqimeve, duhanit, alkoolit, parfumeve ose lëndëve për përdorim personal, objekteve me vlerë kulturoro – historike, barna, kafshë shtëpiake, armë dhe municion etj.

Mall i cili nuk deklarohet dhe nuk i nënshtrohet pagesës së detyrimeve doganore

Shtetasit e Maqedonisë dhe ato të huaj janë të përjashtuar nga pagesa e detyrimeve doganore (doganë, TVSH dhe akciza) për:

Mallra për përdorim personal gjatë kohës së qëndrimit (bagazh personal)

Produkte duhani:

200 cigare, ose
100 cigarillo (cigare me peshë maksimale prej 3 gr. secila), ose
50 puro, ose
250 gramë duhan për pirje, ose
Sasi proporcionale e përpunimeve të ndryshme të duhanit
Alkool dhe pije alkoolike

Pije të distiluar dhe alkoole me fortësi  alkoolike ndaj volumit më të lartë se 22%: 1 litër ose
Pije të distiluara dhe alkoolike dhe aperitive me bazë vere ose alkooli ndaj volumit që nuk e kalon 22%: 2 litra dhe
Verë: 2 litra
Parfume: 50ml
Kolonjë: 250 ml.

Përjashtimet për produktet e duhanit dhe alkool dhe pijeve alkoolike nuk vlejnë për udhëtarët nën 18 vjeç.

Udhëtarët vendas janë të përjashtuar nga detyrimet e importit për mallrat e importuara nga natyra jo-komerciale me një vlerë deri më 350 euro. Në këto 350 euro lirim nuk përfshihen pijet alkoolike, produktet e duhanit, parfumet dhe kolonjat.

Mallra me origjinë shtazore

Personat fizik kanë të drejtë të importojnë prodhime me origjinë shtazore (djathë, kaçkavall, prodhime të mishit) në sasi deri më 1 kg.

Prodhimet me origjinë shtazore në sasi më të madhe se 1 kg nuk mund të importohen në RM pa certifikatën e shqyrtimit nga inspektorati Veterinar-sanitar.

Para të gatshme

Rezidentët mundë lirisht të importojnë para të gatshme në valuta të huaj në shumë deri më 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse importojnë para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar t’i paraqesin tek organi doganor.

Rezidentët mund lirisht të nxjerrin para në valutë të huaj në shumë prej 2.000 euro ose 120.000 denarë për person. Nëse nxjerrin para të gatshme në valutë të huaj mbi 2.000 euro ato janë të obliguar t’i paraqesin tek organi doganor me paraqitjen e vërtetimit nga bankë e autorizuar ose këmbimores. Nxjerrja e parave të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro nga ana e rezidentëve është e ndaluar.

Jo-rezidentët mund lirisht të importojnë para të gatshme në valutë të huaj në shumë prej 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse importojnë para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar që t’i paraqesin tek organi doganor, e cila për ata jep vërtetim me shkrim.

Jo-rezidentët mund lirisht të nxjerrin para të gatshme në valutë të huaj në shumë deri më 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse nxjerrin para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar t’ua japin autoriteteve doganore vërtetimin me shkrim në të cilin është evidentuar shuma gjatë hyrjes nga ana e organit doganor./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *