Home / Lajme / Kronika e zezë / Dramë e vërtetë në ‘Kisella Voda’ në Shkup, një person gjuan me armë

Dramë e vërtetë në ‘Kisella Voda’ në Shkup, një person gjuan me armë

Dramë e vërtetë ka ndodhur sot në ora 08.15 minuta në ‘Kisella Voda’ në Shkup, kur nga një shtëpi një person ka qëlluar me një armë zjarri, transmeton TetovaSot.

Policia informoi se në stacionin e policisë ka raportuar personi L.T nga Shkupi i cili duke ecur me qenin e tij në lagjen “Boris Trajkovski”  në rrugën “Petar Deljan”, një person i panjohur nga një tarracë ka gjuajtur me një armë zjarri.

Nga ana e policisë në vend thuhet se është kapur A.P 33-vjeç nga Shkupi, i cili është marrë në polici Kisella Vodë.

Në vendin të ngjarjes janë gjetur gëzhojat nga arma nga një markë e panjohur,.

Janë ndërrmarë të gjitha masat për të zgjidhur rastin./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *