Home / Lajme / Maqedoni / Duraku premton zgjidhje urgjente për deponinë në Strugë

Duraku premton zgjidhje urgjente për deponinë në Strugë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki së bashku me ministrin pa resor përgjegjës për rregullativën e përmirësimit të biznes klimës për ndërmarrjet e vendit Zoran Shapuriq dhe ministrin pa resor përgjegjës për investimet e jashtme Ramiz Merko, sot e vizituan komunën e Strugës ku biseduan dhe i shqyrtuan zgjidhjet e mundshme për sanimin e problemeve të shkaktuara nga deponia e egër në Strugë,

“Sot jemi në Strugë për të shqyrtuar problemin me deponinë në këtë qytet, i cili kërkon zgjidhje të shpejtë. Ne si Ministri, në bazë të konkluzionit nga seanca e djeshme e Qeverisë së RM-së, morëm vendim të formojmë një komision, i cili do të punojë intensivisht për gjetjen e masave urgjente efikase dhe afatgjata për zgjidhjen e këtij problemi. Grupin punues do ta përbëjnë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim”, deklaroi ministri Duraki, duke theksuar se Ministria në bashkëpunim me kryetarët e komunave, në periudhën që vijon do të punojë në pastrimin e të gjitha deponive të egra që kuptohet është proces, i cili kërkon kohë dhe mjete.

Për zgjidhjen e problemit të hedhjes së paligjshme të mbeturinave komunale pritet ndihmë financiare nga IPA fondet./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *