Home / Lajme / Kronika e zezë / Dy aksidente me kafshë të egra – (VIDEO)

Dy aksidente me kafshë të egra – (VIDEO)

Në rrugën regjinale Dibër- Mavrovi Anovi, në vendin e quajtur “Krivi Most” mbrëmë rreht orës 20.00 një veturë e panjohur e cila menjëherë e ka lëshuar vendin e ngjarjes ka goditur për vdekje një kafshë të egër gjegjësisht ari. Është kryer hetim dhe po punohet për gjetjen e veturës pjesëmarrëse në këtë aksident komunikacioni në të cilin është shkaktuar dëm material prej 300 mijë denarëve. Dje gjithashtu, por në orën 7.00 të mëngjesit një veturë e panjohur ka goditur gjithashtu me veturë një drenushë e cila ka lëvizur në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të udhëkryqit të Novo Sellës. Edhe kjo veturë që ka goditur drenushën ka lëshuar vendin e ngjarjes si dhe pas hetimit të kryer do të ndërmeren masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *