Home / Lajme / Botë / Dy të rinj e pranojnë se u shtirën si kamikazë, incidenti në Torino nga një shaka mund të ishte shndërruar në tragjedi (Foto/Video)

Dy të rinj e pranojnë se u shtirën si kamikazë, incidenti në Torino nga një shaka mund të ishte shndërruar në tragjedi (Foto/Video)

Dy të rinj janë duke u hetuar nga autoritet italiane për shkaktimin e panikut në zonën e tifozëve të Juventusit, pasi ata janë shtirur sikur të ishin sulmues vetëvrasës për të bërë një rreng.
Rreth 20.000 njerëzi ishin grumbulluar në Piazza San Carlo të Torinos për ta shikuar në ekranin e madh finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bianconerëve dhe Real Madridit, ku këta të fundit fituan 4:1.
Për një moment, në Piazza San Carlo u shkaktua një kaos i vërtetë kur dy të rinj u paraqitën si kamikazë, madje mediat italiane shkruajnë se njëri prej tyre ka qëndruar në mes të turmës me duart e ngritura lart, ndërsa kishte vetëm një çantë shpinë dhe pantallona.
1.527 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet, pasi janë rrëzuar gjatë ikjes dhe janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga të lënduarit, tre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa në mesin e tyre është një fëmijë shtatëvjeçar. Ai ka arritur në spital me arrest kardiak dhe tash është në koma të induktuar për shkak të lëndimeve në kokë dhe në gjoks.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se dy protagonistët janë marrë në pyetje dhe kanë pranuar se ishte një rreng që shkoi shumë keq.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *