Home / Lajme / Botë / E priti rreth tetë orë për të dalë nga puna, sulmuesi e goditi 39 herë vajzën që po shkonte drejt veturës së saj (Video)

E priti rreth tetë orë për të dalë nga puna, sulmuesi e goditi 39 herë vajzën që po shkonte drejt veturës së saj (Video)

Një grua që punonte në një palestër u sulmua në parkingun e biznesit në New Hampshire, derisa ajo po shkonte drejt veturës së saj, ngjarje që është kapur nga kamerat e sigurisë.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmi i frikshëm u kap nga kamerat e vëzhgimit në zonën e parkimit të një palestre fitnesi në Rochester, SHBA.

Aty thuhet se shihet një burrë që del nga vetura e tij dhe godet 18-vjeçaren Erin McCarthy nga prapa, rreth orës 10 të mbrëmjes.

Gruaja pretendon se është goditur 39 herë dhe më pas është hedhur në tokë, edhe pse regjistrimi mbaron pas goditjes së parë.

“Ai thjesht erdhi dhe më goditi në pjesën e pasme të kokës dhe nuk ndalonte”, tha McCarthy. “Ai nuk tha asnjë fjalë dhe ai dha ndonjë arsye për këtë. “Unë e pyeta ‘Pse? Kush je ti?’”

Ajo beson se ndoshta mund të jetë një klient i palestrës që kishte disa çështje me të, por ajo thotë se nuk ishte në gjendje ta njohë atë.

Duke parë përmes videon, duket se sulmuesi e ka pritur vajzën rreth gati tetë orë ndërsa ajo ishte duke punuar në palestër. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *