Home / Showbiz / Edona përgëzon Lumin dhe Dhuratën për risjelljen e “Simpatia” (Video)

Edona përgëzon Lumin dhe Dhuratën për risjelljen e “Simpatia” (Video)

Lumi B dhe Dhurata Dora kanë sjellë bashkëpunimin e tyre me titull “Simpatia”, të realizuar nga Big Bang.

Kënga e re është në fakt një ribërje e hitit të dikurshëm të Edona Lalloshit në bashkëpunim me Memli Krasniqin dhe për këtë këngëtarja i ka uruar dy kolegët për projektin e ri.

“Lumin dhe Dhuratën i përgëzoj për këtë përpunim të ri të këngës dhe hitit të pavdekshëm, ‘Simpatia’ ”.

“Më ka kthyer 20 vjet mbrapa dhe është emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet”.

“Ju dëshiroj nga zemra sukses”, shkruan Edona në postimin e saj në Instagram, të cilit ia ka bashkuar edhe një foto nga kënga e re.

Kujtojmë që hiti “Simpatia” u publikua në vitin 1997 dhe ishte një bashkëpunim i Edonës me Memli Krasniqin, asokohe anëtar i rep-grupit “Ritmi i rrugës”.

Edhe vet Edona ditë më parë shënoi 20 vjetorin e kësaj kënge duke sjellë një remiks të saj. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Aktorja e njohur shqiptare në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet urgjent në spital (Foto)

Pas një lufte të gjatë me kancerin dhe një beteje të fituar me këtë sëmundje, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *