Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Kopromisi i dhimbshëm i Ahmetit dhe Selës për gjuhën shqipe

Ekskluzive: Kopromisi i dhimbshëm i Ahmetit dhe Selës për gjuhën shqipe

Ligji për gjuhët tani më është përgatitur, por partitë politike nuk kanë precizuar se kur duhet të vendosen në procedurë parlamentare për miratim, njofton agjencia e lajmeve INA.

Pjesëmarrësit në përgatitjen e këtij akti ligjor thonë se është arritur kompromisë i cili avanson përdorimn e gjuhës shqipe, por jo edhe dy gjuhësi të plotë.

 

Me ligjin e ri, kryeparlamentari nëse është shqiptare, sikur tani mund t’i udhëheq seancat edhe në gjuhën shqipe.

Ndryshimet në ligjin e ri parashohin përdorimin e gjuhës shqipe edhe në relacionet e qeverisë me institucionet tjera. Pastaj edhe aktet noteriale mund të jenë në gjuhën shqipe.  Dokumentet personale me automatizëm do të plotësohen në gjuhën amë të qytetarëve.

Këto janë disa nga ndryshimet thelbësore që parashihen me ligjin e ri, ndërsa Profesori i së drejtës, Osman Kadri thekson se, me këtë ligj nuk mundësohet dy gjuhësia në Maqedoni.

“Nuk ka dygjuësi në Maqedoni. Me këtë ligj vetëm avansohet përdorimi i gjuhës shqipe në disa organe dhe sfera të caktuara”, thekson Kadriu.

Ai shton se nuk do të ndryshohet përmbatja e vulave zyrtare, nuk ka ndryshime në tabelën e Parlamentit, të Presidentit, mbishkrimet mbesin vetëm në gjuhën maqedonase. Të gjitha këto lëshime janë bërë që ky akt ligjor të mos rrëzohet para Gjykatës Kushtetuese. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *