Home / Lajme / Maqedoni / Ekspertët: Poroji rrezikohet nga vërshimet fatale (VIDEO)

Ekspertët: Poroji rrezikohet nga vërshimet fatale (VIDEO)

Fshati Poroj edhe më tej rrezikohet nga vërshime madje me pasoja edhe më të rënda se ato të vërshimeve të fundit. Kështu alarmojnë ekspertët e fushës të cilët thonë se masat e mara nga Qeveria janë joadekuate dhe ato kanë të bëjnë vetëm me sanimin e pasojave. Ndërkaq zgjidhja e problemit, sipas inzhinjerit, Vullnet Palloshi, ende është shumë larg masave që ka vendosur Qeveria dhe Komuna e Tetovës.

“Këto problem që lindin me vërshimet në fshatin Poroj dhe poshtë fusha e Tetovës edhe fshati Gjermë, është një problem më kompleks që në 40 vitet e fundit edhe n ë shirat më të vogël na paraqiten këta problem. Për fat të keq natryra na jep shenja që mund të ndodhin edhe katastrofa më të mëdha, mirëpo për fat të keq ata personat që janë përgjegjës dhe ata që janë të autorizuar të japin vendime dhe të të japin zgjidhje afatgjate, miren vetëm me sanimin dhe me pagimin e dëmeve. Kohë të gjatë, inzhinjerët që japin zgjidhje faktikisht rijnë vetëm në sirtaret në zyrat e administratorëve”, deklaroi inzhinieri Vullnet Palloshi.

Sipas Palloshit, në Poroj, Xhepçisht dhe fshatin Trebosh gjenden vetëm pasojat e një problem më të madh që burimin e ka në fshatin Gjermë. Andaj aty thotë ai ndodhet edhe zgjidhja e përhershme e problemit. Ndërtimi i stabilizatorëve që do të ndaqlojë rëshqitje e tokës dhe ngritja e digave në lumen e fshatit Gjerme janë masa që urgjenisht duhet të ndërmeren.

“Ka dy problem. Njëri problem se janë material jo koherente që nuk janë të lidhura mes vete. Dhe e dyta ka shumë ujëra nëntokësore dhe mbitokësore, në Gjermë, të cilët depërtojnë poshte që ne mandej e quajmë atë shtresën rëshqitëse që është në një thellësi 30-40 metra poshtë ku duhet të stabilizohet. Stabilizimi sipas meje duhet të bëhet në një thellësi 30-40 metra, ekzistojnë metoda të ndryshme, ekzistojnë edhe firma që dijnë ta bëjnë këtë punë, mirëpo duhet të angazhohen njerëz që janë ekspert për këtë punë dhe firma që janë adekuate për këtë punë”, tha Palloshi.

Nëse ky problem anashkalohet edhe më tej dhe nuk bëhen intervenimet adekuate, Palloshi alarmon se pasojat nga vërshimet e ardhëshme mund të jenë edhe më të mëdha dhe me viktima. Sasi të mëdha të dheut sipas tij rijnë Pezull mbi fshatrat që ndodhen nën fshatin Gjermë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *