Home / Lajme / Maqedoni / Ekspertja shqiptare nga Shkupi që këshillon BE, por që nuk përfillet në Maqedoni (VIDEO)

Ekspertja shqiptare nga Shkupi që këshillon BE, por që nuk përfillet në Maqedoni (VIDEO)

Vigjilenca Abazi është një eksperte e re nga Maqedonia, e cila me sukses ka depërtuar në institucionet e BE-së në Bruksel. Ajo ka shkruar një direktivë të BE-së, e cila nëse miratohet, do të duhet të implementohet nga 28 vendet anëtare të BE-së. Ka mbajtur ligjërata në universitetin e mirënjohur Harvard, ndër më prestigjiozët në botë, si dhe në Parlamentin Holandez. Edhe përkundër kësaj përvoje të krijuar në moshë aq të re, deri tani nuk ka marrë asnjë ofertë të jetë pjesë e ekipit të ndonjërit prej ministrave shqiptarë në qeveri, që e kanë gojën plot e përplot me eurointegrime, mirëpo deklarimet e tyre nuk i zbatojnë sa duhet në praktikë.

Që të jetë ironia më e madhe, për aftësitë e Vigjilenca Abazit ka treguar interesim një zyrtar maqedonas.

“Me të vërtetë më vjen keq që asnjëherë deri tani në këto 10 vitet e fundit që nuk jam në Maqedoni, pa marrë parasysh që sukseset e mia janë shumë evidente në Evropë, në Bruksel, emri im njihet në Komisionin Evropian, kam mbajtur ligjërata në Parlamentin holandez, në Harvard, ku për të mbarur është vështirë e lëre më të ligjërosh, mirëpo asnjëherë deri tani nuk është afruar ndonjë përfaqësues apo institucion për të kërkuar aftësitë e mia profesionale, e jo për të më dhënë mirënjohje”, ka deklaruar Abazi në emisionin “200” në “Alsat-M”.

Megjithatë unë  e di, dhe do të tradhtoj, që në fakt dikush, nuk ia them emrin për korrektësi, zyrtar qeveritar maqedonas të është ofruar?

Po, ka shprehur mirënjohje për punën time dhe ka shprehur respekt ndaj aftësive të mia, që të mund të kthehem dhe të mund të bëj di;ka.

A ndihesh keq kur zyrtarët shqiptarë nuk e bëjnë këtë gjë?

Po më vjen shumë keq.

Bisedën e gazetarit Nazim Rashiti me Vigjilenca Abazin mund ta përcillni në videon më poshtë nga minuta 20:

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *