Home / Kryesoret / Emërimet e drejtorëve të rinj: VMRO-ja ankohet!

Emërimet e drejtorëve të rinj: VMRO-ja ankohet!

VMRO e ka akuzuar LSDM-në se po sillet si opozitë joprofesionale dhe pa përgjegjësi. Shkas i reagimit janë emërimet e drejtorëve të rinj, për të cilët VMRO akuzon LSDM-së se nuk ka respektuar Ligjin për emërime dhe shkarkime.

Drejtorët e rinj të Drejtorisë për të Ardhura Publike, të Byrosë për Siguri Publike, të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim janë emëruar pa respektuar detyrimet ligjore për njohje të gjuhës angleze.

“Këta janë kuadër të cilët edhe pse kishin obligime ligjore, nuk kanë parashtruar dëshmi se e njohin gjuhën angleze, ndërsa LSDM i promovon si kuadër kompetent”, tha Emilija Aleksandrova nga VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *