Home / Lajme / Rajon / Emrat/ Sherri me armë me 3 të plagosur, arrestohen 4 efektivë burgjesh

Emrat/ Sherri me armë me 3 të plagosur, arrestohen 4 efektivë burgjesh

Katër efektivë të burgjeve janë arrestuar nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Burgjeve.

Policia-e-Elbasanit3

Mësohet se ata akuzohen për sherrin me armë që ndodhi me 7 prillit të këtij viti në Elbasan, ku mbetën të plagosur 3 persona. Efektivet e arrestuar dyshohet se kane futur ne burgje sende ne kundershtim me ligjin.

Te arrestuar 
Viktor Kalemi, 49 vjeç;
Gëzim Muka, 44 vjeç;
Adriatik Allushi, 56 vjeç;
Pali Bushgjokaj, 56 vjeç.

Të katërt këta persona janë banues në Tiranë, me detyrë efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë.

Sipas policisë ata duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.
Këta shtetas, u ndaluan pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *