Home / Kryesoret / Erdogan apel shqiptarëve: Mos i dërgoni fëmijët në kolegjet e terroristit Fetullah Gylen!

Erdogan apel shqiptarëve: Mos i dërgoni fëmijët në kolegjet e terroristit Fetullah Gylen!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë të zhvilluar për Top Channel, në mënyrë të hapur u ka bërë apel shqiptarërve që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në kolegjet e terroristit Fetullah Gylen. Në vazhdim ja edhe pyetjet e parashtruara lidhur me këtë çështje.

Sokol Balla: Zotëri President, ju përmendët rolin e Fetyllah Gulen në përpjekjen për grusht shteti të vitit të kaluar. Televizioni im, Top Channel publikoi këtë vit detajet sesi ambasadori turk u kaloi një dokument non paper autoriteteve shqiptare për investime të prezumuar të interesave të Gylen në Shqipëri. A ka kërkuar Turqia zyrtarisht kontroll, konfiskim, ndërprerje të bizneseve të caktuara që i konsideron të mbështetura nga Gyleni në Shqipëri?

Presidenti Erdogan: Kjo është ajo që dua të them. Kam një thirrje të veçantë për shqiptarët: ju lutem mos dërgoni fëmijët në shkollat e Fetullah Gylenit dhe së dyti: i dashur miku im Edi Rama, unë kam të njëjtën kërkesë dhe për Presidentin e zgjedhur: ju lutem mos kini më besim në këto shkolla, por kontaktoni ato të Fondacionit Marif, të themeluara nga ministria turke e Arsimit, sepse ata nuk do të viktimizojnë rininë shqiptare dhe do të edukohen në mënyrën më të mirë. Ndaj ju lutem, mos shkoni më në shkollat Fetyliste. Në shumë vende, shkollat e Maarif Foundation kanë vendosur lidhje të ngushta me OJQ dhe Ministritë e Arsimit. Fetyllahistët janë kthyer në një rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim: Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh. Kanë si synim të tërheqin fëmijët e familjeve të shëndosha dhe i arsimojnë e rrisin në një mënyrë të atillë që të indoktrinohen dhe të infiltrohen në institucionet shtetërore duke rrezikuar kështu shtetin shqiptar, ndaj s’duhet t’ua jepni kurrë këtë mundësi.

Sokol Balla: Kjo është më shumë një këshillë, apo kërcënim. Prindërit duhet t’i çojnë fëmijët në shkolla të tjera turke, si Maarif Foundation, apo qeveria juaj në të vërtetë planifikon të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të mbyllë shkollat ekzistuese?

Presidenti Erdogan: Së pari, me një vend mik si Shqipëria, unë nuk do ta përdorja një shprehje që do të tingëllonte si kërcënim në lidhje me çështjet tuaja të brendshme. Por kjo organizatë terroriste mund të bëhet burim kërcënimi për Shqipërinë dhe mund të jetë tepër vonë. Një vend si Turqia me 80 milionë banorë u bë objektiv i një organizate terroriste si Feto. Ata janë infiltruar në Forcat e Armatosura, polici dhe ne tani po i pastrojmë fetullahistët nga këto shërbime. 249 qytetarë u martirizuan në duart e fetullahistëve dhe 2194 janë bërë veteranë invalidë. Shqipëria duhet të nxjerrë mësime nga ajo që kemi kaluar ne, sepse nëse ia dolën në Turqi mund të bëjnë të njëjtën në Shqipëri nesër apo pasnesër. Po ju flas si vëlla. Sigurisht, nuk dua kurrë që të vijë puna deri te ky rrezik, por vetëm dua t’jua kujtoj parakohe që ekziston kjo mundësi që disa lojëra të caktuara teëmos luhen në Shqipëri dhe të merrni masat e duhura dhe që Fondacioni Marif të vendosë kontakte me autoritetet shqiptare në mënyrë që rinia atje të ndjekë shkollat e reja që do të hapen.

Gjithashtu lexo

Po afrohet koha e bakllavas, për Bajram pritet të konsumohen 3-4 mijë tonë në Turqi

​Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi që normalisht …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *