Home / Kryesoret / Erdogan: Gyleni rrezikon Shqipërinë – (VIDEO)

Erdogan: Gyleni rrezikon Shqipërinë – (VIDEO)

Turqia sheh me shqetësim përplasjen e fundit mes Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.Këte  e ka deklaruar  Presidenti i Turqisë Taip Erdogan për Top Chanel.Presidenti Erdogan foli për forca që duan destabilitetin e Shqipërisë dhe përmes saj edhe Ballkanit, por palajmëroi se Turqia nuk do ta lejojë këtë.Erdogan foli dhe për rrezikun e ngjashëm me grushtin e shtetit të një viti më parë në Turqi, që sipas tij, i kanoset Shqipërisë nga institucionet e Fetullah Gylenit.
Erdogan foli edhe për raportin e tij me Kryeministrin Edi Rama, transmeton Televizioni Koha.

 

“Shqipëria është një vend unik me shumllojshmëri fetare dhe kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimaneve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë në këtë drejtim është një pasuri dhe unë lutem shpesh që kjo të mbështetet edhe më tej nga Shqiperia. Por ka edhe nga ata që po përpiqen që ta ndajnë dhe përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, tha Erdogan, përcjellë Televizioni Koha.

Sipas Presidentit Erdogan ka forca që po përpiqen të sjellin përçarje në Shqipëri, por paralajmëroi se Turqia këtë nuk do ta lejojë duke dhënë edhe arsyet përse. Presidenti turk shpjegoi shumë thjesht vizionin e Turqisë për Ballkanin.

“Ne kemi lidhje të afërta farefisnore dhe gjaku me shqiptarët dhe jo vetëm me shqiptarët, por kudo në Ballkan me të cilët jemi kushërinj, në Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë. Kjo është ajo që shihni ju. Në të gjithë këtë hapësirë ne shohim vetëm të afërm, ndaj nuk duam përçarje”, deklaroi ai, transmeton Televizioni Koha.

Turqia dhe Shqipëria, sipas Erdogan, që një vit më parë i mbijetoi një grushti shteti, kanë një problem: Fetullah Gylen.

“Kjo organizatë terroriste mund të bëhet burim kërcënimi për Shqipërinë dhe mund të jetë tepër vonë. Shqipëria duhet të nxjerrë mesime nga ajo që kemi kaluar ne, sepse nëse ia dolën në Turqi, mund të bëjnë të njëjtën në Shqipëri, nesër apo pasnesër. Po ju flas si vëlla”, thotë ai, përcjellë Televizioni Koha.

Për Presidentin turk, raporti special me Shqipërinë shpjegohet nga niveli i lartë i investimeve.që arrijnë deri në 3 miliardë dollarë.
 

 

 

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *