Home / Kryesoret / Familjarët e Grupit të Kumanovës: Na ndihmoni o popull!

Familjarët e Grupit të Kumanovës: Na ndihmoni o popull!

Familjarët e Grupit të Kumanovës sërish akuzojnë institucionet e Kosovës se nuk po i ofrojnë ndihmën e nevojshme këtij grupi që i takon shtetit ndaj shtetasve të tyre. Ajshe Nezaj, familjare e Val Zekajt vlerëson se gjërat aspak nuk kanë ndryshuar nga një vit më parë. Ajo thekson se në këtë situatë, ndihmën e vetme e presin nga populli shqiptar, shkruan Gazeta Lajm.

 

 

“U bë një vit prej kur pata reaguar ndaj neglizhences se institucioneve ose thënë më saktësisht ndaj udhëheqëve të korruptuar dhe të shitur të Kosovës, karrshi “Grupit të Kumanovës” të cilët po i nënshtrohen një procesi fashist politik dhe aspak gjyqësor, dhe ku ata janë qytetarë e shtetas pa shtet, edhe pse ata janë ligjerisht dhe natyralisht shtetas të Kosovës. Edhe sot e kësaj dite, kur po i vije fundi procesit politik të montuar, ende asnjë përkrahje dhe asnjë interesim nga këta udhëheqës nuk është shënuar. Mirëpo një shpresë e kemi, atë e kemi dhe na e mban të fortë vetëm populli fisnik e liridashës shqiptar, e politikanëve të korruptuar fundi po u vjen!”, shkruan Nezaj.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *