Home / Kryesoret / Familjarët e “Monstës”, shpresa të venitura te Zaevi dhe Prokuroria Speciale (FOTO)

Familjarët e “Monstës”, shpresa të venitura te Zaevi dhe Prokuroria Speciale (FOTO)

Edhe katër ditë kanë mbetur nga përfundimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Katër ditë shpresë për të dënuarit në procesin gjyqësor “Monstra” dhe familjarët e tyre. Por, janë vetëm shpresa të venitura. Prokuroria Speciale Publike për këto ditë nuk pritet që të prezantojë prova të reja për rastin. E, familjarët këtu i kishin varur shpresat. Këto emocione ata i shprehin edhe në emisionin “Arena” në Televizionin SHENJA. Ata e kanë edhe një adresë tjetër të shpresës. Por edhe ajo po lëkundet.

Ky emër është Zoran Zaev. Ish lideri i opozitës i emocionoi shqiptarët me premtimin se do të publikonte dëshmi që do të forconin dyshimin se i gjithë procesi është i montuar. Por, nuk nxorri asnjë dëshmi gjatë publikimit të “bombave”. Ka pak gjasa që edhe tash si kryeministër të bëjë diçka të tillë, edhe pse familjarët kanë shpresuar dhe po shpresojnë. Familjari Bedri Ajdari thotë se Zoran Zaevi nuk është njeri i thjeshtë, ai sot është bërë kryeministër.

“Zaev arsyetohej se nuk i shpalosi bombat për të evituar problemet ndëretnike. Por, gjërat ndyshuan dhe ndryshoi edhe Qeveria. Ai sot duhet t’u japë llogari fjalëve të tij. Ata që i ka thanë se janë të pafajshëm. Mua më ka thënë Zoran Zaevi se nuk jam jurist, por e njoh lëndën, e kam lexuar katër herë, e njihte sikurse e njoh unë. Për çdo moment më jipte përgjegjësi. Ai tha se ka ekip të ekspertëve. Gjykatës, prokurorë, juristë që kanë konstatuar se këto sipas të gjitha përgjimeve që janë këta janë të pafajshëm”, thotë Ajdari.

Ai është i zhgënjyer nga kjo situatë. Por, përsëri shpreson se tash kreu i shtetit do të bëjë diçka.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *