Home / Lajme / Maqedoni / Familjarët kërkojnë rishikimin e rastit “Alfa”

Familjarët kërkojnë rishikimin e rastit “Alfa”

Në mesin e shumë shqiptarëve, që presin reformat e paralajmëruara në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, është edhe familja Islami nga Shkupi. Padrejtësinë të cilën e vuan kjo familja nga vitit 2008-të e këndej, ka të bëjë me arrestimin e djali të tyre, Agim Islamin, i cili nga Gjykata Penale e Shkupit është dënuar me burg të përjetshëm, transmeton  KOHA,

Akuza, e cila sipas familjes, i është montuar djalit të tyre, ka të bëjë me sulmin ndaj patrullës së njësisë “Alfa” që ndodhi në oborrin e Fakultetit Matematiko Natyror, nëntë vite më parë, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i këtij njësitë dhe dy tjerë u plagosën. Ndryshimi i pushtetit qendror dhe ardhja në funksion e Qeverisë së re, për vëllain e Agim Islamit, Jetmir Islamin, paraqet një pikë shpresë se vallë dhe rasti i vëllait të tij mund të përfshihet në ndonjë rishqyrtim apo zgjerim të më hollësishëm të hetimeve.

”Ne ende jemi të hutuar dhe çuditemi se si është e mundur në një shtet, i cili veten e quan “shtet ligjor” të ketë kaq pafajësi të madhe. Megjithatë, prej publikimit të bombave e këndej, na është bërë e qartë se kur hetimet zhvillohen nga persona, siç është Marko Zvërlevski dhe të tjerët, gjithçka mund të të ndodhë. Dënimi me burg të përjetshëm është presedan dhe nuk ndodh që të shqiptohen në asnjë shoqëri ku sundon ligji i mirëfilltë. Ndërkohë, vëllai im, Agimi, pa asnjë dëshmi relevante për 9 vite me radhë vuan dënimin me burg të përjetshëm. Kjo padrejtësi na është bërë përkundër faktit se gjatë procesi gjyqësor ne i prezantuan pesë dëshmitarë, të cilët garantonin se gjatë kohës kur janë sulmuar “Alfat”, ai ka qenë me ata. Montimin e rastit e ka vërtetuar edhe prindi i policit të ndjerë, Afrim Arifit. Situata më tragjike është se xhirimet nga kamerat e sigurimit në vendin e ngjarjes nuk gjatë prezantimit të dëshmive qëllimisht nuk zmadhohen, me qëllim vërtetimin e identitetit të personave që e kanë kryer atë vepër.

Duke i pasur parasysh këto të dhëna dhe ndryshimin e pushtetit, ne apelojmë deri te të gjitha organet përkatëse, në interes të së vërtetës dhe zbardhjes së plotë të rastit, t’i fillojnë edhe njëherë hetimet”, thotë për gazetën KOHA, Jetmir Islami. Reformat rrënjësore në sistemin gjyqësor, premtim, ky përmes të cilit kryeministri i ri, Zoran Zaev, në zgjedhjet e fundit parlamentare i fitoi një numër të konsiderueshëm të votave shqiptare, për familjen Islami nënkuptojnë një shpresë reale se gjykatat do të zhvishen nga petku partiak dhe më në fund do të iniciohet rishqyrtim i lëndës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *