Home / Kryesoret / Fatmir Limani akuzon ministrat shqiptar se po ndihmojnë serbët dhe jo shqiptarët (dokument)

Fatmir Limani akuzon ministrat shqiptar se po ndihmojnë serbët dhe jo shqiptarët (dokument)

Njëri ndër më të afërmit e Ali Ahmetit dhe Fazli Veliut, Fatmir Limani kritikon ashpër ministrat e rij shqiptarë në Qeveri. Ai në postimin e tijë në Facebook shkruan:

Ministrat shqiptarë në mbëledhjen e Qeverisë kan miratuar kërkesën e Aleksandar Obradoviqit për të marrë nënshtetësinë e këtijë vendi!!! Ndërkohë që shqiptarët e mjerë presin me dekada të marrin nënshtetësi !

Le të pyeten, për çfarë e përgatisin këtë njeri?!!!” 
– ka shkruar në profilin e tij Limani.
Ndryshe, Fatmir Limani deri më tani ka qenë zv.drejtor i kompanisë shtetërore për elektranat e Maqedonisë ELEM, dhe përderisa ka shijuar rrogën e majme ai është akuzuar se nuk është angazhuar për avansimin e shqiptarëve dhe interesave të tyre në këtë magnat. Ndërkohë që ELEM kishte të privilegjuarin e saj, kreun e partisë serbe në Maqedoni Dragisha Miletiq. Emri i Limanit nuk përmendet në kombinimet e zgjedhjeve kadrovike në mazhorancën e re.

Gjithashtu lexo

Miliarderi shqiptar do të investojë 180 milion euro në Shkup, ja emri i tij

Grupi Balfin ( në pronësi të miliarderit Samir Mane ) njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *