Home / Lajme / Kronika e zezë / Ferri në Londër/ Konfirmohen 6 të vdekur, frikë për dhjetëra viktima

Ferri në Londër/ Konfirmohen 6 të vdekur, frikë për dhjetëra viktima

Tmerr mes banorëve të një ndërtese 24 kate të lartë në Londër, pas shpërthimit të një zjarri të madh.

1

Raportohen viktimat e para nga zjarri në kullën me 120 apartamente ne Londer. BBC raporton se tashme jane konfirmuar 6 viktima.

“Gjashtë vetë kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë në spital pasi një zjarr i madh perfshiu gjatë natës një kullë në perëndim të Londrës, thonë policia”- shkruan BBC.

Dëshmitarët okularë përshkruan njerëz të bllokuar në Kullën Grenfell të djegur, në veri të Kensingtonit, duke bërtitur për ndihmë dhe duke bërtitur që fëmijët e tyre të shpëtonin.

Aktualisht ekipet e shpetimit e kane thuajse te pamundur te nderhyjne brenda, pasi godina rrezikon shembjen.

10: 50

Raportohet për viktima 

Qendra e zjarrfikësve të Londrës konfirmon se “numri i viktimave” është në rritje, pas zjarrit masiv që përfshiu në orët e para të mëngjesit një ndërtesë banorësh të saporinovuar, raporton DW.

Drejtuesja e Qendrës së zjarrfikësve londinezë, Dany Cotton thotë se nuk ka parë gjat 29 viteve të fundit një zjarr të tillë. “Unë jam shumë e pikëlluar që më duhet të konfirmoj se ka pasur një numër të madh të viktimash” tha Cotton.

“Unë nuk mundem të konfirmoj me saktësi numrin tani për shkak të madhësisë dhe kompleksitetit të kësaj ndërtese.” Ajo tha se zjarri ka filluar nga kati i dytë, por se zjarrfikësit nuk e dinë ende shkakun e zjarrit.

Të paktën 50 persona janë dërguar nëpër spitalet rreth Londrës, sipas informacioneve të urgjencës.

Zjarri, tmerr ne Londer

Mediat e huaja raportojnë se zjarri pushtoi Grenfell Tower në Lancaster West Estate. Zjarri u pikas rreth ores 00:54 dhe ende vijon situata problematike.

2

Ne vend shkuan rreth 200 zjarrfikës. BBC raporron se ka njerëz qe ende nuk jane gjetur, nderkohe qe te tjere jane evakuuar.

Sipas burimeve, rrezikohet shembja e nderteses e cila numeron rreth 120 apartamente.

Gjithashtu lexo

Dy të vdekur dhe dy të lënduar në aksident komunikacioni ndërmjet fshatrave Odër dhe Bellovishtë

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *