Home / Lajme / Rajon / Festë e zbehtë në Skenderaj (VIDEO)

Festë e zbehtë në Skenderaj (VIDEO)

Këtë të diele, më 18 qershor, u shënua dita e çlirimit të qendrës së Drenicës, por aty nuk u pa ndonjë organizim institucional në nderim të asaj date, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht kësaj, hyrja e forcave të NATO-s dhe largimi i trupave serbe nga ky vend përbën një datë të rëndësishme për skendarajasit.

Në fakt të vetmen gjë që bënë drejtuesit komunalë në 18 vjetorin e çlirimit ishin homazhet që u bënë pranë shtatores së Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz.

Edhe Grupi Kolonia e Artistëve nisi sivjet një aktivitet që pritet të vazhdojë edhe viteve në vazhdim.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë zyrtarët komunalë për të marrë një përgjigje se pse nuk u shënua kjo ditë me më shumë aktivitete, mirëpo ata nuk ishin të qasshëm të dielës.

Kronikë nga Mejreme Gashi

Gjithashtu lexo

Këshilli i Mandateve vendos sot për Saimir Tahirin

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet sot në mesditë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *