Home / Lajme / Rajon / Fiter Bajrami – Qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Fiter Bajrami – Qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Qindra besimtarë në kryeqytet kryen mëngjesin e kësaj të dielë faljen e Namazit të Fiter Bajramit  në sheshin “Skëndërbej”.

16 mijë m2 në sheshin “Skënderbej” u vunë në në dispozicion për besimtarët meshkuj, ndërsa 3000 m2 për zonjat besimtare. Rituali i fundit në qendër është bërë në vitin 2009.

Falja e namazit nisi në orën 05:30  dhe pas përfundimit të ritualit dhe ligjëratave nga imamët, sheshi “Skendërbej” iu kthye aktivitetit normal për tu shfrytëzuar nga qytetarët.

Ndërkohë 350 vendet në parkimin nëntokësor kanë qenë falas nga ora 0500-0700 për besimtarët myslimanë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *