Home / Lajme / Kronika e zezë / FOTO&VIDEO/ Shqiptari vret me thikë gruan, nënë e 3 fëmijëve

FOTO&VIDEO/ Shqiptari vret me thikë gruan, nënë e 3 fëmijëve

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në një familje shqiptare në Varese të Italisë. Një grua 52 vjeçe është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj. Sipas medieve italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së sotme. Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi, 52 vjeçe, ndërsa në pranga është vendosur burri i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç i cili e ka pranuar krimin. Mjeku ligjor ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë. Çifti kishte vite në Itali dhe ishin me pasaportë italiane dhe prindër të 3 fëmijëve. Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *