Home / Kryesoret / Fri ndan ndihmat nga aksioni Shporta e Ramazanit – (VIDEO)

Fri ndan ndihmat nga aksioni Shporta e Ramazanit – (VIDEO)

Edhe këtë vit Forumi Rinor Islam organizon aksionin Shporta e Ramazanit. Si çdo vit ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me marketin Ramstor dhe shoqatën Kalliri i Mirësisë. Me këtë rast sipas Vullnet Selmanit për Televizionin Koha tha se Forumit Rinor Islam në Tetovë tashmë ka filluar me shpërndarjen e pakove për familjet nevojtare. Pakot me ndihma ndahen në shumë rajone të Tetovës dhe rrethinës.

 

 

Aksioni Shporta e ramazanit ka filluar shumë vite me parë në atë formë që qytetarët kanë mundësi që përmes blerjes së shportës në Ramstor të ndihmojnë familjet nevojtare. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *