Home / Kryesoret / “Fshati Poroj rrezikohet nga vërshime fatale”

“Fshati Poroj rrezikohet nga vërshime fatale”

Fshati Poroj edhe më tej rrezikohet nga vërshime madje me pasoja edhe më të rënda se ato të vërshimeve të fundit. Kështu konsideron eksperti i kësaj fushe, Vullnet Palloshi, i cili thotë se masat e mara nga Qeveria janë joadekuate dhe ato kanë të bëjnë vetëm me sanimin e pasojave. Sipas tij, zgjidha e problemit ende është shumë larg masave që ka vendosur Qeveria dhe Komuna e Tetovës.

“Këto problem që lindin me vërshimet në fshatin Poroj dhe poshtë fusha e Tetovës edhe fshati Gjermë, është një problem më kompleks që në 40 vitet e fundit edhe në shirat më të vogël na paraqiten këta problem. Për fat të keq natyra na jep shenja që mund të ndodhin edhe katastrofa më të mëdha, mirëpo për fat të keq ata personat që janë përgjegjës dhe ata që janë të autorizuar të japin vendime dhe të të japin zgjidhje afatgjate, miren vetëm me sanimin dhe me pagimin e dëmeve. Kohë të gjatë, inzhinjerët që japin zgjidhje faktikisht rrijnë vetëm në sirtaret në zyrat e administratorëve”, deklaroi për TV Shenja, inzhinieri Vullnet Palloshi.

Sipas tij, në Poroj, Xhepçisht dhe fshatin Trebosh gjenden vetëm pasojat e një problem më të madh që burimin e ka në fshatin Gjermë. Andaj aty thotë ai ndodhet edhe zgjidhja e përhershme e problemit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *