Home / Lajme / Maqedoni / Gabimet në librat shkollorë do të mënjanohen, premton Zaev

Gabimet në librat shkollorë do të mënjanohen, premton Zaev

Fëmijët nuk duhet të ngarkohen me paragjykime dhe urrejtje ndaj fiqnjëve, në kohën kur BE po promovon vlera të përbashkëta, thonë nga LSDM-ja, pas paralajmërimit të kryeministrit Zoran Zaev se do të pastrohen gabimet nga librat shkollorë, raporton Deutche Welle.

“Fashishtë gjakatarë”, “Tiranë të vegjël”, “Armiq gjakatarë”, “Gjakpirës” edhe shumë përshkrime të tjera të cilat gjenerojnë faj për popuj të tërë, që stigmatizojnë dhe që etiketojnë, të gjitha këto do të largohen nga librat e historisë.  Nevoja për një ndërhyrje të tillë, e cila në shumë raste edhe është theksuar në shoqërinë e Maqedonisë, mori jehonë më të madhe pas takimit të Zaevit dhe Borisovit në Sofje. Duke iu përgjigjur pyetjeve për trajtimin e ardhshëm të datave historike me rëndësi të përbashkët për të dy vendet, kryeministri maqedonas paralajmëroi ndryshime në tekstet shkollore, raporton DW.

“Të gjitha botimet e reja do të eliminojnë këto gabime, të cilat kanë lënë gjurmë të pakëndshme, që nuk është në funksion të asaj së cilës ne i jemi përkushtuar”, ka thënë Zaev.

I pyetur se i kujt është Car Samoili – mbret bullgar apo maqedonas, ai u përgjigj: “Ndoshta kjo do të jetë një debat i përjetshëm në lidhje me atë – se i kujt është mbreti. Kjo është historia jonë e përbashkët evropiane dhe prej nesh do të varet nëse ajo do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët evropiane”, ka thënë Zaev, transmeton zhurnal.mk.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *