Home / Lajme / Botë / Gazeta koreano-veriore fyen Trump-in, e quan psikopat

Gazeta koreano-veriore fyen Trump-in, e quan psikopat

Koreja Veriore e ka sulmuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, duke e quajtur “psikopat”.

Gazeta verikoreane “Rodong Sinmun” shkruan se presidenti amerikan “është në situatë të vështirë” në shtëpi dhe se ai po luan me idenë për sulmet preventive në Korenë Veriore për të larguar vëmendjen nga kriza politike në vend.

“Koreja Jugore duhet ta kuptojë se përkrahja e psikopatit Trump do të sjellë deri te katastrofat”, vlerëson gazeta në fjalë.

Trump ka kritikuar Korenë Veriore, duke e quajtur regjimin e saj si brutal, pas vdekjes së studentit 22-vjeçar Otto Warmbier, i cili ishte lëshuar nga ky shtet dhe kishte vdekur në koma ditën e hënë. /klankosova/.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *