Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjashtë persona janë lënduar në gjashtë aksidente në Shkup gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona janë lënduar në gjashtë aksidente në Shkup gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona janë lënduar lehtë në gjashtë nga gjithsej 12 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë është shkaktuar dëm material.

Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve. Janë dhënë 27 urdhërpagesa kundërvajtëse dhe 65 urdhërpagesa të detyrueshme për kundërvajtje të kryer nga sfera e komunikacionit.

Policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese te dy shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, një shofer ka kaluar në të kuqe në semafor, ndërsa gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 10 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 60 automjete.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *