Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet 36 vjeçarja e zhdukur prej një jave

Gjendet 36 vjeçarja e zhdukur prej një jave

Një grua dibrane e denoncuar si e zhdukur nga familjarët prej një jave është gjetur.

F.(N).K., 36 vjeçe, banuese në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës, u gjet mbrëmjen e së hënës.

Pas shtatë ditësh kërkimesh, policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët e gruas, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të mundur gjetjen e saj, në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan, transmeton Televizioni Koha.

Shtetasja F.K.,  është dërguar në spitalin e Peshkopisë,  ku po merr ndihmë mjekësore pasi vuan edhe nga depresioni.

Gruaja ishte e martuar dhe kishte shkuar për vizitë tek prindërit, kur në rrethana të mistershme u zhduk. Familjarët kërkuan ndihmën e policisë, duke treguar se 36-vjeçarja kurohej nga depresioni. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Xhaferi qorton Muhamed Zeqirin dhe Goran Misovskin: Dilni jashtë sallës bëni muhabet (Video)

Seanca e Parlamentit të Maqedonisë për zgjedhjen e zëvendës ministrave të rinj, si shumë seanca …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *