Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet i vdekur një person në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup

Gjendet i vdekur një person në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup

Trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore është gjetur në një shtëpi në bulevardin Nënë Tereza.

Policia informon se dje rreth orës 8.30, një kalimtar rasti ka vërejtur trupin e pajetë në një shtëpi të braktisur në bulevardin Nënë Tereza karshi Institutit për sëmundje e mushkërive.

Rastin në polici e ka denoncuar qytetari, ndërsa pas hetimit trupi është dorëzuar për obduksion.

Tani për tani nuk ka informacione për identitetin e personit të vdekur e as për arsyet e vdekjes.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, do të forcohen kriteret për importimin e ilaçeve

Qeveria e Maqedonisë ka filluar procedurën për sjelljen e propozim-ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *