Home / Lajme / Botë / Gjermani – Sulm në metro, agresori i rrëmben armën polices, plagos 3 persona

Gjermani – Sulm në metro, agresori i rrëmben armën polices, plagos 3 persona

Policia e Mynihut raportoi të shtëna në një stacion metroje në Unterföhring, ku katër persona mbetën të plagosur.

Mes tyre janë dy kalimtarë rastësorë me plagë të lehta si dhe një police, e cila është plagosur rëndë.

Mediat gjermane raportojnë se agresori është një 37-vjeçar, banor i Mynihut dhe qytetar gjerman.

Personi në fjalë rrëmbeu armën e polices e më pas e goditi atë në kokë, ndërkohë që qëlloi të paktën 5 herë.

Policia ndërhyri duke qëlluar dhe plagosur agresorin që tashmë ndodhet në paraburgim.

Forcat policore kanë përjashtuar pistën e një incidenti terrorist, ndërkohë që ata konfirmuan se situata është vendosur nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për publikun.

Një operacion madhor policor është tanimë në zhvillim e sipër në rrethinat veriore të Unterföhring, ndërkohë që shërbimet hekurudhore janë ndërprerë.

Linja hekurudhore që kalon në këtë zonë është një nga rrugët kryesore që të çon në aeroportin e Mynihut.

/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *