Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe nuk është në listën e ligjeve prioritare

Gjuha shqipe nuk është në listën e ligjeve prioritare

Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe konkretisht për avancimin e përdorimit të shqipes nuk do të jetë në 30 ligjet paketë të Qeverisë së re të cilat përgatiten që të miratohen për një periudhë të shpejtë, transmeton Gazeta Express.

Këtë e bënë të ditur nga LSDM-ja, sipas të cilëve:

Aktualisht nuk është planifikuar afat konkret që përcakton se kur ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në procedure parlamentare. Qeveria është duke përgatitur 30 ligje paketë që përfshijnë çështje të tjera që janë të lidhura direkt me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kjo pike nuk është në mesin e tyre– thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Alsat-M.

Por sipas BDI-së, çështja e gjuhës do të jetë në kuadër të propozim planit aksionar që përgatitet në kuadër të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Sipas partisë së Ahmetit, kjo nënkupton se  së shpejti, shteti do të jetë i obliguar t’i zbatojë rekomandimet e BE-së.

Analiza për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është pjesë e planit për reforma urgjente prioritare të Qeverisë. Ajo është element shumë i rëndësishëm i kërkesave të unionit Evropian dhe kërkesave të Pribesë. Qeveria duhet të bëjë planin aksionar për reformat dhe që të mos ketë vonesa, do t’i vendoset ylli. Meqë është pjesë e Raportit të BE-së për reformat, ne si shtet kemi obligim t’i zbatojmë ata politika– bëjnë me dije nga BDI-ja./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *