Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata Themelore “peng i Idrizovës”, për dy vjet shtyhen mbi 20 seanca për një aktakuzë

Gjykata Themelore “peng i Idrizovës”, për dy vjet shtyhen mbi 20 seanca për një aktakuzë

Bleron Dardhishta me 11 persona të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në turmë që do të kryejnë vepër penale në protestën e 3 marsit të vitit 2013 para Qeverisë, mbeten peng, siç thotë ai, nga mos-funksionimi i gjyqësorit. Bleroni thotë se përveç shqiptimit të dënimit me burg prej 8 muajsh, vetëm atij i është konfiskuar pasaporta prej katër vjetësh dhe kjo po i shkakton shumë telashe në jetë.

 

“Kjo është shumë pengesë e madhe sepse shkelen të drejtat qytetare të lëvizjes së lirë. Unë jam i privuar kështu 4 vjet të plota nga ky sistem, nuk do ta quaja të drejtë, por nga ky sistem selektiv dhe i pa drejtë. Përderisa ka proces gjyqësor që mbaron për tre javë për ata që u futën në Kuvend, ne 4 vjet zvarritemi këtu”, tha Bleron Dardhishta, i akuzuar.

Nga pala mbrojtëse e këtyre të akuzuarve thonë se në këtë rast Gjykata themelore ka mbetur peng i Drejtorisë së burgut të Idrizovës, të cilët nuk e sjellin në seancë gjyqësore Gjevgjet Luçin, njëri nga të akuzuarit në këtë aktakuzë. Ky i fundit vuan dënimin për vepra tjera në burgun e Idrizovës, i cili, sipas avokatit Agron Halimi është ogur i zi, që ka ngecur ky proces prej dy vjetësh.

Nga Gjykata Themelore e Shkupit thonë se seanca gjyqësore u shty për shkak të mungesës së të gjithë të akuzuarve, me që njëri nga 13 të akuzuarit, nuk është sjellur në gjykatë nga burgu i Idrizovës. Nga drejtoria e këtij burgu thonë se nuk kanë as mjete e as personel të mjaftueshëm për këtë transportim.

“Drejtoria për zbatimin e sanksioneve nuk ka kapacitet të mjaftueshëm teknik e as kuadro për t’i transportuar të gjithë të burgosurit, sipas kërkesave të gjykatave. Ne jemi të limituar që brenda ditës mund të bartim vetëm 12 të burgosur në gjykatën Themelore, 5 të burgosur nëpër spitale, 8 të burgosur në Prokurorin dhe Gjykatën e Apelit dhe 2-4 persona në burgjet e qyteteve tjera”, u shpreh Sadush Arifi, Zëvendësdrejtor i burgut “Idrizovë”.

Katër vjet më parë, gjatë protestës paqësore në shenjë revolte ndaj incidenteve ku për pasoj mbetën të plagosur disa të rinj shqiptarë, ishin dënuar 14 persona nën akuzën pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale. Njëri prej tyre me inicialet B.S. tani më i ndjerë, kurse 12 të tjerë kanë qenë të dënuar me burg nga 1-8 muaj, vendim i cili nga Gjykata e apelit u kthye sërish në shkallë të parë për rigjykim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *